Çfarë është Arduino?

Arduino është një platformë open-source që përdoret për ndërtimin e projekteve elektronike/robotike. Arduino konsiston si në hardware dhe software, në  një qark të programueshëm i quajtur microcontroller dhe në një IDE (Integrated Development Environment) që përdoret për shkrimin e kodit dhe ngarkimin në qarkun fizik.

Kalimi i kodit nga Software që ekzekutohet në kompjuterin tuaj në qark,  realizohet thjesht me anë të një kabulli USB. Në Arduino IDE gjuha e programimit është një version i thjeshtë i C++. Arduino në varësi të funksioneve të mikrokontrollerit ndahet në disa lloje.  Uno është një nga Arduinot më popullor, dhe më i rekomanduar për fillestarët.

 

Arduino IDE

Siç duket edhe në figurë, mjaftojnë 10 rreshta kod për të komanduar një diodë LED në qark. Arduino kërkon njohuri bazë edhe në elektricitet/elektronikë.

 

Si është i ndërtuar qarku Arduino?

Siç e përmendëm edhe më sipër ekzistojnë variante të ndryshme të qarqeve Arduino për qëllime të ndryshme përdorimi. Shumica e qarqeve Arduino përmbajnë elementët e mëposhtëm :

 

Ushqimi me energji (USB / Barrel Jack)

Arduino UNO mund të ushqehet me energji në dy mënyra, nga një kabull USB  në kompjuter ose me Barrel Jack  nga një prize. Në figurë  lidhja me kabull USB është etiketuar (1) ndërsa barrel jack është etiketuar me (2).

Lidhja me USB përdoret edhe për kalimin e kodit në qarkun Arduino.

Shënim: Pothuajse të gjithë modelet Arduino kërkojnë tension në nivelet 6 deri 12 Volt.

 

Pins (5V, 3.3V, GND, Analog, Digital, PWM, AREF)

Në Arduino është vendi ku ju realizoni lidhjet me elementët e jashtëm. Zakonisht kanë ‘koka’ plastike të zeza, që lidhin një përcjellës në qark. Pine të ndryshme përdoren për qëllime të ndryshme.

 

GND (3): Shkurt  ‘Tokëzim’. Arduino ka disa pine GND të cilat përdoren për tokëzimin e qarkut.

 

5V (4) & 3.3V (5): Pin 5V siguron tension 5V, dhe pin 3.3V pin siguron  3.3 volt tension.

 

Analog (6): Zona e pineve analoge (A0 deri në A5 në UNO) janë pinet Analoge. Këto pine lexojnë sinjalin nga një sensor analog dhe e konvertojnë atë në një vlerë digjitale që mund të lexohet.

 

Digital (7): Zona e pineve digjitale (0 deri 13 në UNO). Këto pine mund të përdoren si për sinjal input dhe output digjital.

 

PWM (8): Të gjithë pinet që kanë në qark simbolin (~) pranë pineve (3, 5, 6, 9, 10, dhe 11 në UNO). Këto pine mund të përdoren për  Pulse-Width Modulation (PWM).

 

AREF (9): (Analog Reference). Për të vendosur një tension referencë.

 

Butoni Risetimit (10)

Arduino ka një buton risetimi (10).Nëse shtypet ky buton, ristarton kodi që është ngarkuar në Arduino për testim disa here të kodit.

 

Drita LED e energjisë(10)

Kjo diodë LED do të ndizet nëse qarku lidhet me një burim ushqimi, gjithashtu është edhe si tregues i mirëfunksionimit të qarkut.

 

TX RX LEDs(12)

TX është shkurtim i trasmit, RX është shkurtim receive. Treguese të komunikimit serial.

 

Qarku integruar IC(13)

Ndryshe mund të quhet si ‘truri’ i Arduinos. Në lloje të ndryshme Arduino është i ndryshëm. Para se të kalojmë një kod Arduino duhet të kontrollojmë versionin e këtij qarku.

 

Rregullatori tensionit(14)

Rregullatori i tensionit kontrollon sasinë e tensionit që kalon në bordin e Arduinos. Mendojeni si një portë e cila prêt tensionet e larta në qark, megjithatë edhe ky rregullator ka limite, ndaj Arduino nuk duhet të lidhet me tension 20V.

Loading