Ushtrime ne C

5 Website ku mund të sfidoni aftësitë tuaja në Programim

Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar aftësitë tuaja në programim është edhe të mësuarit nëpërmjet zgjidhjes online të tipeve të ndryshme të problemeve, sfidave, quiceve, algoritmave etj.

Më poshtë paraqiten 5 prej websiteve më popullore ku mund të gjeni sfida për gjuhë dhe nivele të ndryshme programimi, ku argëtoheni, sfidoni veten dhe mësoni njëkohësisht.

  1. TopCoder

TopCoder është një nga platformat për konkurimin online të aftësive të programimit. Aty gjenden një listë e sfidave algoritmike që mund të zgjidhen duke përdorur editorin e tyre online. Platforma rendit pjesëmarrësit në varësi të pikëve të marra.

  1. Coderbyte

Coderbyte ofron mbi 200 sfida për secilën nga 10 gjuhët e programimit. Sfidat fillojnë që nga më të thjeshtat deri tek më të vështirat. Gjithashtu, Coderbyte ofron edhe video tutoriale të ndryshme.

  1. CodeChef

CodeChef është website programimi për  zgjidhje të mbi 100 sfidave të programimit. Sfidat mund të zgjidhen në editorin në web dhe secili përdorues mund të zgjedhë sfidat që iu janë ofruar në varësi të aftësive.

  1. Codewars

Codewars ofron një koleksion sfidash të edituara nga vet komuniteti në website. Çdo kush mund të krijojë sfida në një gjuhë të caktuar programimi.

  1. LeetCode

LeetCode është një nga websitet popullore që siguron një listë prej mbi 200 sfidash në 9 gjuhë të ndryshme programimi, të cilat mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për një intervistë në fushën e programimit.

Loading