Çfarë është XML?

XML është akronim i fjalës EXtensible Markup Language
XML është një gjuhë markuese e ngjashme me HTML.
XML është dizenjuar për përshkrimin e të dhënave.
Taget në XML nuk janë të paracaktuara në XML. Pra, përdoruesi mund të caktojë dhe emërtojë taget sipas nevojës së përdorimit.
XML është vetë përshkruese.
XML përdor formatin DTD (Document Type Definition) për përshkrimin e të dhënave.

 

► Ndryshimet midis XML dhe HTML
XML nuk mund të zëvendësojë HTML.
XML dhe HTML janë projektuar me qëllime të ndryshme:

XML është projektuar për përshkrimin e të dhënave dhe fokusuhet në çfarë të dhënat janë.
HTML është projektuar për shfaqen e të dhënave dhe fokusuhet në çfarë të dhënat duken.
HTML merret me strukturimin e informacionit në web, XML merret me përshkrimin e informacionit në web. Ndryshe nga HTML, XML është e zgjerueshme.

Taget në HTML janë të paracaktuar. Në HTML mund të përdoren vetëm ato taget të cilat janë të përcaktuara në standartin HTML. XML lejon përcaktimin e tageve dhe strukturave sipas dëshirës .

XML mund të ndajë të dhënat nga HTML.
Skedarët HTML përdoren për shfaqen e të dhënave. Zakonisht, të dhënat ruhen brenda skedarëve HTML. Me anë të XML këto të dhëna mund të ruhen një skedarë të vacantë XML. XML mund të ruajë të dhëna edhe brenda skedarëve HTML. Të dhënat XML mund të ruhen edhe brenda skedarëve HTML në formën e ishujve të të dhënave.

XML mund të përdoret për shkëmbimin e të dhënave.
Në realitet, sistemet kompjuterike dhe databazat përmbajnë të dhëna në formate jo të përshtatshme. Një nga sfidat më të mëdha të zhvilluesve ka qenë reduktimi i kohës së shkëmbmimit të të dhënave midis sistemeve në internet. Konvertimi i të dhënave në XML mund të reduktojë kompleksitetin e krijimit të të dhënave të cilat mund të lexohen nga tipe të ndryshme aplikacionesh.

XML mund të përdoret për ruajtjen e të dhënave
XML mund të përdoret gjithashtu për ruajtjen e të dhënave në skedarë ose databaza. Aplikacione të ndryshme përdorin të dhënat e ruajtura për t’i shfaqur këto të dhënave.

► Sintaksa XML

Shembull :

<?xml version="1.0"?>
<shenim>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim> 

Rreshti i parë në skedar: Deklarimi XML duhet të shkruhet gjithmonë, përcakton versionin e XML të skedarit XML. Në rastin e mësipërm shohim versionin 1.0 të XML.

<?xml version="1.0"?>

Më pas vjen tagu i parë i dokumentit (tagu rrënjë):

<shenim></pre>
<pre>
Më pas janë përcaktuar katër tage fëmijë të tagut rrënjë (per, nga, titulli, dhe permbajtja): 

<per>Nxenesit</per></pre>
<pre> <nga>Drejtoria</nga> 
<titulli>Kujtese</titulli>
 <permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>

Rreshti i fundit përcakton mbylljen e tagut rrënjë:

</shenim>

Të gjithë taget XML duhet të kenë tagun përkatës mbyllës.
Në HTML disa tage nuk kanë nevojë për tage vetëmbyllëse. Kodi i mëposhtëm është i lejueshëm në HTML:

Ky eshte paragraf
Ky eshte një paragraph tjeter

Por në XML të gjithë taget duhet të kenë tagun mbyllës:

 
Ky eshte paragraph 
Ky eshte një paragraph tjeter 

Ndryshe nga HTML, taget XML janë case sensitive. Tagu është i ndryshëm nga tagu. Prandaj, edhe taget mbyllëse duhet të shkruhen në të njëjtën mënyrë:

<Mesazhi>Kjo nuk eshte korrekte</mesazhi>
<mesazhi>Kjo eshte korrekte</mesazhi>

Të gjithë elementët në XML duhet të jenë brenda njeri tjetrit sipas radhës.
Në HTML disa elementë mund të mos jenë vendosur sipas radhës së duhur:

<b><i> Ky tekst është i errët dhe i pjerrët </b></i>
Në XML  të gjithë elemementët duhet të jenë sipas radhës së duhur.
[code language="html"]
<b><i> Ky tekst është i errët dhe i pjerrët </i></b>

Të gjithë taget XML duhet të kenë një tag rrënjë:
Të gjithë skedarët XML duhet të kenë një çift tagesh të cilat quhen taget rrënjë të këtij dokumenti XML. Të gjithë elementët e tjerë duhet të jenë brenda këtyre tageve rrënjë. Të gjithë taget mund të kenë elementë të tjerë brenda tageve të cilat quhen tage fëmjë. Taget fëmijë duhet të jenë hapëse dhe mbyllëse dhe në vendodhjen e duhur.

<rrenja>
  <femije>
    <nenfemije>
    </nenfemije>
  </femije>
</rrenja> 

Vlerat e atributeve duhet të jenë gjithmonë midis thonjëzash dyshe:
Taget në XML mund të kenë attribute në të njëjtën mënyrë si edhe në HTML. Në XML vlera e atributeve duhet të jetë gjithmonë midis thonjëzash dyshe. Marim në studim dy rastet e mëposhtme ku skedari i parë është jo korrekt dhe skedari i dytë është korrekt.

<?xml version="1.0"?>
<shenim date= 19/10/2016>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>
<?xml version="1.0"?>
<shenim date= “19/03/2018”>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>

► Atributet XML
Atributet XML përdoren për përshkrimin e tageve XML ose për informacione shtesë rreth tageve XML. Në HTML src është atribut për tagun img. Atributi src në këtë rast siguron informacione shtesë për tagun img.
Atributet shkruhen gjithmonë në tagun hapës.

Shembull në HTML:

<img src="imazh.gif">
<a href="https://www.mesoprogramim.com">

Shembull në XML :

<file type="gif">
<person id="3344">

Përdorimi i Elementeve vs. Atributet

<?xml version="1.0"?>
<shenim date= “19/10/2016”>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>
<?xml version="1.0"?>
<shenim >
<date> 19/03/2018</date>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>
<?xml version="1.0"?>
<shenim >
<date> 19</date>
<muaji>03</muaji>
<viti>2018</viti>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>

Shmangia e përdorimit të atributeve?
Pse duhet të shmangi përdorimin e atributeve? Ja disa problem që sjell përdorimi i tyre:
• Atributet nuk mund të mbajnë më shumë se një vlerë
• Atributet nuk janë të zgjerueshme
• Atributet nuk mund të përshkruajnë strukturat
• Atributet janë më të vështira për t’u modifikuar
Nëse do të përdoreshin atributet në XML do të ishin të vështirë për t’u manipuluar:

<?xml version="1.0"?>
<shenim data=”19” muaji=”10” viti=”2016”>
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>

Dokumentat “Valid” XML
Një document XML “Valid” është një dokument XML i mirëformuar i cili është konform rregullave të Document Type Definition (DTD).
Në shembullin e mëposhtëm është shtuar një referencë tek DTD:

<?xml version="1.0"?>
<!DOCTYPE note SYSTEM "InternalNote.dtd">
<shenim >
<per>Nxenesit</per>
<nga>Drejtoria</nga>
<titulli>Kujtese</titulli>
<permbajtja>Respektoni rregulloren ne Shkolle </permbajtja>
</shenim>

Loading