Cyber security | Llojet Malware

Malware është shkurtim i Malicious Software, një kod që mund të përdoret për të vjedhur të dhëna, për aksesimim, si dhe të shkaktojë dëme ose të ndërhyjë në sisteme.

Më poshtë paraqiten llojet më të zakonshme të malware-ve:

Spyware – Ky lloj malware është dizenjuar për të gjurmuar dhe spinuar mbi një përdorues të caktuar. Spyware zakonisht përfshin gjurmimin e aktiviteteve, paswordeve dhe mbledhjen e të dhënave ose të prodhojë dritare me reklama që shfaqen papritur në web browser ndërkohë që jeni online. Një këshillë e mirë është të shkarkoni software vetëm nga website të besuara. Spyware shpesh bashkohet me software të ligjshëm ose me virusin Trojan horses.

Adware – Shkurtimi i Advertising supported software është dizenjuar për të shperndarë reklama automatikisht dhe instalohet me disa versione software.

Bot – Shkurtimi i fjalës robot, bot është një malware i dizenjuar për të kryer veprime automatike online. 

Ransomware – Ky lloj malware është dizenjuar për të mbajtur një sistem kompjuterik pezull derisa të bëhet një pagesë e caktuar. Zakonisht funksionon duke i enkriptuar të dhënat me një çelës të panjohur nga përdoruesi. Ransomware shpërndahet duke shkarkuar një skedar ose nëpërmjet software-ve.

Scareware – Ky është një tip malware i dizenjuar për të bindur përdoruesin të kryesjë një veprim të caktuar duke u bazuar në shantazh frike. Scareware funksionon duke nxjerrë një dritare në sistemin operativ e cila thotë se sitemi është në rrezik dhe ka nevojë të instalojë një program specifik që të kthehet në gjendjen normale dhe nëse përdoruesi pranon sistemi i tij kompjuterik infektohet nga ky lloj virusi.

Rootkit – Ky lloj malware është dizenjuar për të modifikuar sistemin operativ dhe për të krijuar një backdoor. Sulmuesit më pas përdorin këtë backdoor për të aksesuar kompjuterin në mënyrë remote.

Virus – Virusi është një kod i ekzekutueshëm i cili është i bashkangjitur me skedar të tjerë të ekzekutueshëm, zakonisht me programe të ligjshme. Viruset shkatërrojnë të dhënat dhe ngadalësojnë kompjuterin. Shumë nga viruset shpërndahen edhe me anë të përdorimit të USB-ve, CD-ve,internetit ose e-mailit. 

Trojan horse – Trojan horse është një malware i cili mbart veprime keqdashëse nën një veprim normal në një sistem kompjuterik. Zakonisht gjendet në skedarët e imazheve, audiove apo lojrat e ndryshme. Ndryshe nga viruset Trojan Horse lidhet vet me skedare të paekzekutueshme.

Worms – Worms janë kode të cilat replikojnë vetveten në rrjet pa patur nevojën e një programi për t’u eksekutuar.

Man-In-The-Middle (MitM) – Lejon sulmuesit të kenë kontroll mbi paisjet kompjuterike pa dijeninë e përdoruesit. Zakonisht përdoren për vjedhjen e informacioneve financiare.

Man-In-The-Mobile (MitMo) – Një tip sulmi për të patur akses mbi pasijet celulare për të vjedhur të dhëna të rëndësishme të përdoruesit.

Loading