Shenjat se paisja juaj kompjuterike është infektuar me malware

Pavarsisht nga lloji i malware që mund të jetë infektuar një kompjuter apo një sistem kompjuterik. Simptomat më të zakonshme janë:

  • Rritja e përdorimit të CPU-së.
  • Ngadalësimi i punës së kompjuterit.
  • Kompjuteri ‘ngec’ shpesh gjatë punës.
  • Zvogëlimi i shpejtësisë së punës në Web Browser.
  • Probleme të pashpjegueshme në lidhje me internetin.
  • Skedarë të modifikuar.
  • Skedarë të fshirë.
  • Shfaqen skedarë, programe apo ikona të pa njohura në desktop
  • Programet mbyllen apo rikonfigurojnë vetveten
  • Dërgohen e-maile pa dijeninë tuaj

Loading